Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, po qëndron në Bruksel, ku sot zhvilloi takime me zyrtarë të lartë të BE-së dhe NATO-s.
Pacolli ka pasur sot takim me Komisionarin e BE-së për fqinjësi dhe negociata të zgjerimit, Johanes Hahn, ndërsa më herët gjatë ditës edhe me deputetët e Parlamentit Evropian, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka falënderuar Hahn për mbështetjen që ai dhe institucioni që ai drejton i kanë dhënë Kosovës.
“Sapo përfundova takimin shumë të rëndësishëm me Komisionerin për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn. E falenderova për mbështetjen e vazhdueshme nga Institucioni që ai drejton, por, edhe për angazhimin e tij personal përkitazi me procesin e përafrimit të Kosovës dhe rajonit në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ri-konfirmova qëndrimin zyrtar të Institucioneve të Republikës së Kosovës se “procesei i integrimit evropian dhe euro-atlantik mbetet qëllimi kryesor i politikës së jashtme të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Tutje Pacolli ka thënë se shpreh zotimin për të gjitha proceset e ndërlidhura me agjendën evropiane, duke përfshirë këtu edhe dinamizmin e zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim si dhe përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave, që do të mundësonte liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Komisioni Evropian e ka mbështetur në vazhdimësi dhe do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën.
Nesër, ai do të pritet edhe nga Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogherini.
Siç njofton korrespondenti i Grupit KOHA nga Brukseli, temë e bisedimeve që ai po zhvillon në Bruksel janë agjenda evropiane e Kosovës, liberalizimi i vizave, bashkëpunimi rajonal dhe përmbushja e obligimeve nga dialogu me Serbinë.
Burimet e Komisionit Evropian kanë thënë se Hahn pret dëshmi të qarta nga Kosova për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivel të lartë si dhe lëvizje të Kosovës drejt ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Këtë e kanë thënë lidhur me procesin e liberalizimit të vizave, duke konfirmuar kështu se Kosova ende nuk i ka të përmbushura këto dy kushte.