Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sherifi i kërkon Ramës të heshtë rreth çështjes së demarkacionit

Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dje në Tiranë në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi ka shkaktuar reagime në Kosovë. E sidomos tek ata që kanë kundërshtojnë versionin aktual të Demarkacionit.

Pas deputetit të Vetëvendosjes Albin Kurti, sot ka reaguar edhe deputeti i Nismës Bilall Sherifi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se Rama është mirë që të aplikojë filozofinë e heshtjes.

Postimi i Sherifit në Facebook:

Filozofia e Heshtjes!

Nëse kryeministri i Shqipërisë, cilido qoftë ai, për arsye diplomatike nuk mund të prononcohet lidhur me çështje të caktuara atëherë duhet ta aplikojë filozofinë e heshtjes.

Është e papranueshme të veprohet si kryeministri aktual z. Edi Rama që mohon faktet e pakontestueshme lidhur me çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi duke i shpallur si të ishin opinione individuale.

Zoti Rama duhet t’i kushtojë vëmendjen e duhur këtyre fakteve të cilat janë të argumentuara aq bindshëm sa që as preferencat individuale e as kontekstet diplomatike nuk lejojnë të thuhet e kundërta.