Gjatë natës së sotme në “Çadrën e Lirisë”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasi ka dëgjuar hallet e shumë biznesmenëve që kishin ardhur nga vende të ndrysmë të Shqipërisë, ka vlerësuar se fajtor kryesor për këtë gjendje siç tha ai janë “falangat e Edi Ramës, Ilir Metës dhe kryetarëve të papërgjegjshëm të bashkive”.
“Me urdhër të kësaj qeverie, të bërë njësh me krimin dhe drogën dhe që ka dështuar të përmbush pritshmërinë për buxhetin e shtetit, sepse vjedh parat e taksapaguesve të shqiptarëve. I janë vërsulur bizneseve të vogla gjatë gjithë kësaj jave, me gjoba, me presione, me inspektime pas inspektimesh”, tha Basha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi shtoi se kjo dihet shumë mirë, ndërsa kërkoi nga mediat që të heqin censurën dhe autocensurën dhe të pasqyrojnë dramën e përditshme dhe të përnatshme të mijëra bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha, transmeton KP.