Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se PDK dhe VV ishin bashkuar në vitin 2013 për të rrëzuar atë nga pozita e të parit në Prishtinë. Një bashkim i dy partive, sipas Mustafës, nuk sjell zhvillim në shtet, por veç dosje dhe akuza si rasti i 70 dosjeve ndaj tij.
Mustafa në Facebook ka shkruar se dy partitë kishin bërë koalicion të fshehur për t’ia siguruar fitoren Shpend Ahmetit në zgjedhjet lokale të asaj kohe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh-kryeministri i vendit ka thënë po ashtu se “VV ua ngjet mikrofonat dhe kamerat e fshehta aktivistëve të vet për të inskenuar afera”.
“Lëvizja Vetëvendosje nuk e fitoi Prishtinën në vitin 2013. Ia fitoi PDK-ja. Ishin këto dy parti dhe patericat e PDK-së, që i kapi tmerri i fitores së LDK-së në shumë komuna në vitin 2013, krijuan koalicion të fshehur u mobilizuan dhe arritën të përmbysin diferencën prej rreth 9000 votave, që unë si kandidat për të parin e Prishtinës kisha para Shpend Ahmetit dhe para të gjithë kandidatëve tjerë. Po të mos ishte përkrahja dhe koalicioni PDK-VV, sot Vetëvendosjen do ta mbulonte pluhuri në ndonjë sirtar të lëvizjeve politike. Kadri Veseli e pranoi në një intervistë se ai kishte bashkëpunuar ngushte me Shpend Ahmetin për një vit pas zgjedhjeve lokale. Kjo përputhet me përgatitjen e 70 dosjeve, sepse kur bashkohet VV që ua ngjet mikrofonat dhe kamerat e fshehta aktivistëve të tyre për të inskenuar afera dhe shefi i SHIK-ut, s’pritet zhvillim as prosperitet veç dosje dhe akuza”, ka shkruar Mustafa në Facebook.