Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lekaj takohet me Sardin, ky i fundit e fton në një panair për sektorin e hekurudhave në Itali

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti sot në një takim njohës, ambasadorin e Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi.

Në këtë takim u bisedua për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Italisë, në realizimin e projekteve të cilat do të shkonin në të mirë të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë këtij bashkëbisedimi Lekaj e njoftoi ambasadorin Piero Cristoforo Sardi me projektet e shumta të cilat janë duke u realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës, si në projektet e infrastrukturës rrugore, ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, si dhe zgjerimin e magjistrales Prishtinë-Pejë dhe Prishtinë-Mitrovicë por edhe të projekteve të tjera të shumta të infrastrukturës rrugore.

Lekaj foli edhe rreth zhvillimit të transportit hekurudhor si dhe zhvillimet dhe në transportin ajror. Lekaj tha se Qeveria e tanishme dhe ministria e Infrastrukturës do të punojnë në të mirën e qytetarëve të vendit duke kryer projekte me kohë si dhe duke kërkuar vazhdimisht llogari për tu përfunduar projektet më kohë.

Ai falënderoi ambasadorin Sardi për ndihmën që ka ofruar Italia deri më tani në të gjitha fushat e veçanërisht në investimet e realizuar në Aeroportin e Gjakovës. Me këtë rast ministri tha se do të angazhohet që të gjendet modaliteti i duhur për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij aeroporti pasi që është si aeroport ndihmës i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Në këtë takim u bisedua edhe për përcaktimin e projekteve prioritare që kanë rëndësi për Kosovën dhe që hyjnë në kuadër të projekteve të Ballkanit Perëndimor.

Ambasadori i ftoi përfaqësuesit e vendit tonë që të marrin pjesë në një panair i cili do të mbahet për sektorin e hekurudhave dhe i cili do të ishte i mirëseardhur për ekspertët kosovar të kësaj lëmie.

Ambasadori inkurajoi ministrin Lekaj, që në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës të punohet më shumë në realizimin e projekteve të cilat Kosovën e përafrojnë me Bashkimin Evropian.