Në Beograd ka qëndruar një delegacion i Dhomës së Lordëve të Parlamentit britanik. Delegacionin dje e ka pritur kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili sipas medieve serbe, ka kërkuar që Londra të ketë mirëkuptim për qëndrimin serb ndaj Kosovës, transmeton Koha net.
Medie nga Beogradi nuk kanë zbuluar ç’kanë thënë në këtë takim anëtarët e delegacionit nga Britania e Madhe, por një deklarim i Milovan Drecunit, kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, sugjeron se Beogradi është shumë i pakënaqur me qëndrimin e anëtarëve të këtij delegacioni që më parë qëndruan edhe në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMadje, Drecun e ka quajtur destabilizuese sjellen Londrës në këtë rast:
“Nuk ka nevojë për sjellje destabilizuese të vendeve të mëdha siç është Mbretëria e Bashkuar, sepse kompromis s’ka ka nëse nuk respektohen të dy palët”, citohet të ketë thënë Drecun.