“Nëse nuk bëhet njëanshëm, nëse nuk kalohet ligji në Kuvendin e Kosovës, atëherë cila është zgjidhja”, pyet opnionisti Arben Ahmeti.
Surroi ka thënë se Thaçi po sillet në rrethin vicioz që e ka krijuar vetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka hy në proces negociator me Beogradin pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ku njihet e drejta legjitime e shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Surroi.
“Kemi Listën Serbe që e shpreh hapur që kryeministër i saj është Aleksandër Vuçiq. Deri tani ka pasur deklarata që thoshin se do të konsultohen me Beogradin, ndërsa tani shprehet haptazi mohimi i Kosovës. Pra kemi të bëjmë me një bashkëqeverisje të institucioneve të Kosovës me ato të Serbisë”, ka thënë ai.
Për themelimin e Ushtrisë, sipas Surroit, Kosova nuk do duhej të diskutonte as me Listën Serbe, e lëre më me Beogradin.