Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Iniciativën e Thaçit për ushtrinë Surroi e cilëson papjekuri politike

Publicisti e shkrimtari Veton Surroi, në Rubikon të KTV-së përball analistëve, Arben Ahmeti, Laura Kryeziu e Dardan Islami theksoi se evoluimi i FSK-së duhet të vazhdojë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-në.

“Evoluimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës duhet të jetë dhe ka qenë deri sot, bashkangjitur me NATO-n dhe SHBA-të, dhe nuk ekziston asnjë arsye pse mos të vazhdoj më tutje”, ka thënë Surroi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në momentin që SHBA-të dhe NATO detyrohen që ta tërheqin vërejtjen, i shtyjnë ta shqyrtojnë formën e ndihmës së Kosovës dhe ushtrisë së Kosovës, atëherë duhet të brengosemi detyrimisht”, ka thënë ai.

Surroi e sheh si papjekuri politike të presidentit Thaçi mos koordinimin me asnjërën palë, si atë vendore, njëjtë faktorin ndërkombëtar.

“Aty thuhet që Shtetet e Bashkuara janë të dëshpëruara, është një deklaratë ku shteti flet, dhe të dalë me një projektligj jo vetëm për nga forma, por nga përmbajtja është një mish-mash që do t’i vinte turp edhe ndonjë partie politike e lejë më shtetit që ta paraqesë si ligj”, ka thënë Surroi.

Surroi përmend procesin negociator të Vjenës dhe Pakon e Ahtisaarit, e cila duhej aprovuar edhe nga Rusia.

“Në procesin negociator të Vjenës ne kemi negociuar që pjesë e Pakos së Ahtisaarit të jetë edhe ushtria. Nuk është lejuar që të përmendet termi ushtri, por është gjet një kompromis që të lihet një derë hapur që është FSK”, ka thënë Surroi.