Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në Rubikon të KTV-së ka bërë të ditur se i është drejtuar kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi për rastin Dehari.
Ai ka thënë se i ka dërguar një letër ku i kërkon bashkëpunim sa më të madh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I kam kërkuar, që si ministër i Republikës së Kosovës, e ndjej për obligim përmbushjen e obligimeve që dalin nga Kuvendi i Kosovës dhe i kam kërkuar bashkëpunim. Jam i bindur që do të gjej bashkëpunim. Qeveria e Kosovës ato mjete që do t’i ndaj, do t’ia transferojë prokurorisë së Kosovës dhe prokuroria do të procedojë rastin më tutje dhe do të vendosin se në cilin shtet do të bëhet ajo eksperitizë”, ka thënë ai.
Rekomandimet për caktimin e shtetit duhet të jenë në koordinim me familjen Dehari dhe pastaj organet përgjegjëse mund ta procedojnë tutje rastin.