Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri Tahiri tregon se çfarë ndryshime do të ketë kodi penal

Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në emisionin “Rubikon” të KTV-së, është zotuar se do të heqë vakuumet ligjore, të cilat kanë pamundësuar përfundimin apo zbardhjen e shumë rasteve. Ai ka thënë se fillimi i vitit të ardhshëm do të jetë pasqyra e rezultateve të para.

Tahiri ka bërë të ditur se tashmë kanë filluar punimet në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën amerikane, EULEX-in, me Komisionin Evropian, përfaqësuesit e prokurorisë dhe gjyqësorit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këto grupe punuese janë duke e bërë hartimin e kodit e procedurës penale dhe po bëhet rishikimi i pjesës së konfiskimit të pasurisë së pavlefshme.

“Në dhjetor do të kalojë në qeveri dhe pastaj do ta kemi në fillim të vitit të ardhshëm, do të jetë një ndër pikat e para të qeverisë, pres që shumë shpejtë të hyjnë në fuqi këto ndryshime”, ka thënë ai.