Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Cilët janë skenarët e mundshëm rreth Demarkacionit

Tashmë kur është tejet i qartë qëndrimi i Malit të Zi për demarkacionin, profesori i së drejtës ndërkombëtare, Vigan Qorrolli, thotë se në mënyrë fare të papritur është një marrëdhënie e komplikuar mes Kosovës dhe perëndimit e jo veç në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, raporton KTV.

Ai ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj ndodhet para dy skenarëve: që ta refuzojë me votë marrëveshjen dhe ta dërgojë në arbitrazh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë, Komisioni i ri, i emëruar nga kryeministri, po vazhdon punën e tij, por ka vendosur që qëndrimet e këtij komisioni t’i bëjë publike vetëm nëpërmjet komunikatave.

Kështu ka thënë kryetari i komisionit, Shpejtim Bulliqi, në komunikim me KTV-në. Ai ka thënë se komisioni kështu ka vendosur, meqë sipas tij, po keqpërdoren deklaratat nga gazetarët.

Por, gazetari Fitim Gashi shprehet i habitur me këtë qëndrim të Bulliqit, duke thënë se është pikërisht ai që vazhdimisht ka komunikuar me gazetarët edhe në të kaluarën sa ishte zë i fuqishëm si opozitar e tash thotë se gazetarët po i keqpërdorin deklaratat e tij.