Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, priti sot shefin e zyrës së UNDP-së, në Kosovë, Andrew Russell, me të cilin biseduan për vazhdimin e partneritetit dhe bashkëpunimit, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Yagcilar vlerësoi lart bashkëpunimin e deritashëm me UNDP në drejtim të zhvillimit të ecurisë së reformave në administratën publike. Ai gjithashtu tha se synimi është arritja e standardeve të qëndrueshme të zhvillimit dhe jemi të gatshëm të vazhdojmë projektet dhe angazhimet konkrete në fusha të shumta me UNDP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShefi i UNDP-së Rusell, tha se deri më tani UNDP-ja ka pasur një partneritet të mrekullueshëm me MAP-in.
Ai theksoi se UNDP-ja do të vazhdojë të mbështet në mënyrë të fuqishme reformat në administratën publike nëpërmjet forcimit të bashkëpunimit me MAP-in.
Në takim, doli mendimi i përbashkët se thellimi i bashkëpunimit ndërmjet MAP-it dhe UNDP-së është në interes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të reformave në institucionet e saj