Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Meta përshëndeti gatishmërinë e Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot në Tiranë kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Presidenti Meta pasi e uroi zotin Haradinaj për detyrën e rëndësishme si kryeministër i Republikës së Kosovës, shprehu angazhimin e tij për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës, në interes të rritjes së mëtejshme të njohjeve ndërkombëtare si edhe forcimit të perspektivës evropiane

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas kumtesës nga ky takim, presidenti Meta theksoi rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike, tregtare, shkencore, arsimore, turistike, kulturore dhe të gjitha formave të tjera mes dy vendeve tona.

Presidenti Ilir Meta përshëndeti gatishmërinë e kryeministrit Haradinaj dhe të Qeverisë së re të Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, si një proces pa alternativë dhe në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si një element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në gjithë rajonin, duke theksuar se Procesi i Berlinit është një mundësi e mirë për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët evropiane.

Presidenti Ilir Meta vlerësoi marrëdhëniet e NATO-s me Kosovën si dhe rëndësinë e ruajtjes së një pranie substanciale të KFOR-it, për garantimin e një mjedisi të sigurt jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin.