Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Berisha sjell në kujtesë tallonin e vitit 1989: “3 kg mish, 2 kg miell në muaj për një familje”

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ish-kryeministri Sali Berisha ka risjellë në kujtesë një detaj të hidhur të jetës së shqiptarëve para vitit 1990, tallonin e ushqimeve.

Deputeti demokrat shkruan se ky ishte racioni ushqimor mujor i shtetit për një familje me 4 persona dhe kjo për të privilegjuarit në qytet, sepse në fshat nuk ekzistonin këto ushqime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Statusi i plotë i Berishës:

Një kujtesë e hidhur!

Të dashur miq, ky ishte racioni ushqimor mujor që siguronte shteti për një familje për katër persona në vitin 1989. Por duhet thënë se bëhet fjalë për të privilegjuarit e shoqërisë, pra vetëm për familjet që banonin në qytet sepse për fshataret talloni nuk ekzistonte sepse këto ushqime nuk mund t’ju siguroheshin.

Kurse në kooperativat bujqësore, sidomos të zonave kodrinore malore, mbi 1.2 milion shqiptare jetonin në tiraninë e mjerimit, urinë kronike. Kjo sepse fshatari furnizohej nga shteti vetëm me bukën e misrit dhe vaj, sheqer, kripë dhe mundet gjysmë litri qumësht 3-4 javë në vit. Vendi qeverisej nga etërit e pushtetarëve të sotëm!

Image