Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq: Po të ishte gjithçka e humbur në Kosovë, nuk do të luftoja kaq shumë për të

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pa vendimin e Serbisë nuk ndodh asgjë në raport me Kosovën, duke iu përgjigjur pyetjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mbi normalizimin me Kosovën dhe hodhi poshtë pretendimet se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogerini, kishte përgatitur tashmë tekstin e asaj marrëveshjeje.

“Nuk ka një marrëveshje të tillë të formuluar, dhe unë me ata njerëz takohem shpesh”, ka thënë Vuçiq në televizionin publik serb.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka shtuar se Kosova nuk do të bëhet pjesë e OKB-së përveç nëse Serbia do të ishte e kënaqur në ndonjë formë, por nuk do të jetë e kënaqur me ata që i thonë ta njohë pavarësinë e Kosovës, transmeton Koha.net.

“Të mos jetojmë në të kaluarën mitike, por as në gënjeshtra se i kemi humbur të gjitha në Kosovë e Metohi”, ka thënë Vuçiq, i cili është në favor të një kompromisi sepse, siç thotë ai, “është me rëndësi që raportet mes serbëve e shqiptarëve të zgjidhen njëherë e përgjithmonë”.

Ai ka sqaruar se Serbia nuk mund të pranojë që t’i thonë “pranojeni pavarësinë e Kosovës” dhe ka shtuar se, pa vendimin e Beogradit “nuk ka asgjë, dhe kjo është përgjegjësia jonë e madhe”.

“Çfarëdo zgjidhjeje të sillni [për Kosovën], nuk do të jetë popullore, por është e domosdoshme”, ka konstatuar Vuçiq, duke shtuar se “realiteti në Kosovë nuk është i tillë si na pëlqen neve”.

“Në anën tjetër, sikur të ishte gjithçka e humbur, nuk do të luftoja për të ka shumë”, ka thënë Vuçiq, i cili ka shtuar se nuk do t’i caktojë temat për dialogun e brendshëm për Kosovën, por do t’i dëgjojë bashkëbiseduesit, dhe në fund do të tregojë se çka mendon që është reale dhe e mundshme, transmeton Koha.net.

Ai mendon se dialogu për Kosovën do të zgjasë disa muaj, sepse “nuk kemi kohë që të humbim vite për të”.

I pyetur për hyrjen e Listës Serbe në qeverinë e Ramush Haradinajt, “i akuzuar për krime lufte”, Vuçiq ka thënë se e përkrahë vendimin e kësaj Liste ndonëse “Serbia nuk e ndryshon qëndrimin e saj ndaj Haradinajt”.

“Në Serbi ai është i akuzuar për krime lufte dhe nuk e kam ndërmend të mbrohem nga ata që asnjëherë nuk kanë qenë në Kosovë”, ka thënë Vuçiq.

Mbajtja e “konfliktit të ngrirë” në Kosovë nuk është zgjidhje, tha Vuçiq.