Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tajani: Në Ballkan është shkelur demokracia

Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, ka thënë të enjten se në disa vende të Ballkanit Perëndimor është shkelur demokracia dhe stabiliteti.

Ai në fjalimin tradicional para fillimit të takimit të shefave të shteteve ose qeverive të BE-së tha se, “Bashkimi Evropian në të kaluarën ka qenë dritë për shumë vende dhe kjo duhet edhe në të ardhmen të jetë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por, në disa prej këtyre vendeve përballen me shenja, të cilat kërkojnë thirrje për alarm, dhe se stabiliteti dhe procesi demokratik janë të minuar”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka theksuar se në këtë drejtim Evropa duhet të tregojë lidershipin dhe të shprehë shkallë të lartë të unitetit, transmeton KP.

“Parlamenti Evropian është plotësisht i përkushtuar në bashkëpunimin politik dhe ekonomik me këto vende, por edhe më tej është synim yni që ato duhet të hyjnë në Union”, ka thënë Tajani.

Ai ka nënvizuar rëndësinë që Unioni të mbetet unik dhe se është e “nevojshme të ndryshojë dhe jo të dobësojë Evropën”, ashtu që të gjitha institucionet evropiane të kërkojnë përgjigjet ndaj çështjeve të qytetarëve evropianë.