Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia falënderon vendet që penguan anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq ka falënderuar sot, në përfundim të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit në Pekin vendet, që siç njoftojnë medie të Beogradit , kanë ndihmuar për ta penguar Kosovën që të anëtarësohet në këtë organizatë ndërkombëtare policore, transmeton Koha.net.

"Miqtë tanë kinezë i falënderoj në përkrahjen shumë të madhe, sidomos kur bëhet fjalë për mbrojtjen e integritetit të Serbisë. Falë saj, por edhe me përkrahjen e vendeve të tjera në Interpol, ia dolëm ta pengojmë Kosovën që të hyjë në përbërje të këtij organi”, citon novosti të ketë thënë Stefanoviq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo