Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës që është duke e zhvilluar në Mal të Zi, ka takuar sot drejtuesit e partive politike shqiptare, me të cilët ka biseduar për gjendjen e shqiptarëve në këtë shtet.
Në takim mori pjesë Nazif Cungu nga partia Forca, Gjergj Camaj nga Alternativa Shqiptare, Fatmir Xheka nga Partia Demokratike, Mehmet Bardhi nga Lidhja Demokratike në Malin e Zi dhe Hatixhe Gjoni nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mes të tjerash biseduam për gjendjen e shqiptarëve në shtetin fqinj sikur edhe për raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Qëndroni bashkë, sepse bashkë jemi më të fortë. Ju do të jeni më të fortë, por edhe ne si komb do të jemi të fortë ishte porosia ime”, ka shkruar Pacolli në Facebook.