Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Norvegjia premton vazhdimin e mbështetjes për Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Haradinaj me këtë rast shprehu zotimin e Qeverisë për avancimin e raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai vuri në dukje shpresat që ka nga Bashkimi Evropian për Kosovën, duke u përqendruar në fushën e zhvillimit ekonomik, sundimin e ligjit, në energjetikë dhe në kujdesin shëndetësor.

Ambasadori Per Strand Sjaastad, tha se shteti i Norvegjisë do të mbështesë edhe më tutje Kosovën, në të gjitha aspektet.