Zëvendëskryeministri Dardan Gashi ka pritur në një takim ambasadorin Italian, Piero Sardi, me të cilin ka biseduar për sfidat dhe mundësitë e prurjes së investitorëve në Republikë.
“Si Qeveri e sapoformuar, po përpiqemi ta vëmë theksin në këtë fushë, në prurjen e investimeve dhe ta reduktojmë burokracinë aktuale që investitorët të mos ikin në vendet fqinje”, ka thënë Gashi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, ambasadori italian ka thënë se është e rëndësishme që të reduktohet burokracia e prirjes së investimeve.
“Është e rëndësishme të funksionalizohet ky dikaster për ta përmirësuar imazhin e Republikës së Kosovës në tërheqjen e investimeve strategjike”, ka thënë ambasadori Sardi.
Në këtë takim, ndër të tjera, është diskutuar edhe për funksionalizimin e aeroportit të Gjakovës dhe për diasporën kosovare në Itali.