Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës së tij zyrtare në Mal të Zi ka takuar presidentin e këtij vendi Filip Vujanoviq.
Ai pas këtij takimi përmes Facebook ka publikuar një foto me presidentin malazez dhe disa citate që nuk specifikohet e ku i ka thënë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo”Asgjë nuk është e pamundur në marrëdhëniet midis dy fqinjëve, që e respektojnë dhe e vlerësojnë njeri tjetrin”, ka shkruar Pacolli, që lë të kptohet se i referehohet demarkacionit.
”Ne duam të shfrytëzojmë eksperiencën e Malit të Zi për integrimin euroatlantik. Ne duam të shtyjmë përpara zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, të rrisim vëllimin e shkëmbimeve tregtare. Ne jemi të gatshëm të shohim mundësitë e shtimit dhe ndërtimit të rrugëve të komunikimit midis dy vendeve”, ka shkruar ai në Facebook.
Pacolli ka takuar edhe kryetarin e Kuvendit, Ivan Brajoviq, zv. kryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë, Zoran Pazhin dhe Srgjan Darmanoviqin, ministrin e Punëve të Jashtme.