Shukri Klinaku, zyrtar i Lëvizjes për Bashkim, njëherësh i shpallur shkencëtar i vitit 2016 në Kosovë, ka reaguar në lidhje me shkarkimin e bordit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit të bërë nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Në reagimin e tij, Klinaku thotë se është e vërtetë që arsimi në Kosovë i ka punët keq, madje thotë se “i ka shumë keq”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Por, jo kështu Ramush. Ke goditur një institucion arsimor, i cili edhe po të ishte në gjendje shumë të rëndë, nuk ka potencial për ta prishur, a rregulluar arsimin rrufeshëm, sikurse e godite atë. Prandaj, në arsim nuk është dashur t'ia fillosh nga Agjensia për Akreditim. E si vendim: nuk është i arsyetuar, nuk është i studiuar, nuk ka plan dhe garancion se do ta bësh shpejtë një bord dhe një drejtor më të mirë se këta që i shkarkove”, ka thënë Klinaku në reagimin e tij.
Tutje, ai i ka propozuar kryeministrit Haradinaj që në fushën e arsimit, “vendimi për shkarkim i radhës të bie mbi këshilltarët e tu për arsim”.
“Në fund, përgëzoj Blerim Rexhën dhe Lul Rakën për reagim të ekuilibruar, edhe për faktin se nuk ranë në gabimin, se gjoja ky apo ai institucion është i pavarur nga qeveria”, ka përfunduar Klinaku.