“Kanë dyshuar që jam dëshmitar i Gjykatës Speciale, dhe për këtë kanë dashur të më vrasin”, ka thënë Gani Geci, i akuzuar dhe dënuar me 4 vjet burgim nga Gjykata e shkallës së parë, për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.
Geci deklaratën e ka bërë në seancën e Gjykatës së Apelit për këtë rast, derisa ka shtuar se, tashmë i ndjeri Shaqiri, ishte pjesë e një grupi kriminel që kishte kryer vrasje politike pas lufte, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi e pakënaqur me vendimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, është deklaruar edhe gruaja e Ruzhdi Shaqirit, Halime Shaqiri, në cilësi të palës së dëmtuar, dhe avokati i saj, Sokol Dobruna.
“Pas të shtënës së parë, viktima ka rënë për tokë dhe nuk ka pasur nevojë të shtije edhe tri herë tjera”, ka thënë Dobruna.
Prokurori i Gjykatës së Apelit, Marc Meslin, ka kërkuar që të miratohet ankesa e prokurorisë dhe të ndryshohet aktgjykimi, pasi sipas tij, nuk ka pasur rrethana lehtësuese në këtë rast.
Ruzhdi Shaqiri ishte vrarë më 4 gusht të vitit 2014, në një kafiteri në Skenderaj.