Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj merr urim nga kryeministri kroat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç.

Në urimin e kryeministrit Plenkoviç thuhet:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I nderuar Kryeministër,

Dëshiroj t'ju shpreh urimet për zgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës, personalisht dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe t’ju uroj suksese.

Jam i bindur se tashmë marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore midis Kroacisë dhe Kosovës do të vazhdojnë të zhvillohen për satisfaksionin dhe përfitimin reciprok.

Ju lutem, pranoni, Shkëlqesia Juaj, konsideratën më të lartë.

Juaji, sinqerisht,

Andrej Plenkoviç