Rrëzohet kërkesa e Federatës së Gjuetarëve për të shpallur të pavlefshëm moratoriumin e gjuetisë.
Gjykata Kushtetuese ajo që ka hedhur poshtë kërkesën e Federatës, ndërsa moratoriumi mbetet në fuqi për 5 vitet e ardhshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë argumentin e saj, Federata e Gjuetarëve thekson se me këtë moratorium i shkelen të drejtat për të ushtruar gjuetinë. Për këtë kërkesë Kushtetuesja zhvilloi 2 seanca. Qëllimi i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të aktivitetit të gjuetisë, me qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie dhe jo vetëm.
Gjuetia në vendin tonë do vijojë të jetë e ndaluar deri në 2021-shin. Sipas ekspertëve, dy vite moratorium të gjuetisë nuk ishin të mjaftueshëm që llojet të faunës së egër, objekt gjuetie dhe jo vetëm të arrinin shtimin optimal, ndaj u kërkua shtyrja e afateve të këtij ligji me 5 vite të tjera, transmeton KP.
Sipas ligjit, ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarisë së gjuetisë do të bëhet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.