Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria e re do që deri në nëntor të finalizojë Projektligji për bashkimin e Doganës dhe ATK-së

Janë bërë disa vite që institucionet kanë nisur planin për të bashkuar dy agjencitë, që janë bartësit kryesorë të mbushjes së buxhetit.

Qeverisja e kaluar i kishte vënë synim vetes që procesin e bashkimit ta përfundonte dhe për këtë kishte ndarë edhe mbi 2 milionë euro për të ndërtuar projektin e përbashkët, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mirëpo, as ligji për bashkim e as objekti nuk u finalizuan asnjëherë.

Të parën e kundërshtuan edhe organizatat ndërkombëtare, ndërsa për të dytën asnjëherë nuk u dha sqarim pse nuk ndodhi.

Në programin legjislativ, ekzekutivi i ri ka paraparë që Projektligjin për Agjencinë e Tatimeve dhe Doganave ta nisë për në Kuvend më 25 nëntor të këtij viti.

Ndërsa, zyrtarë të Ministrisë së Financave i kanë thënë KTV-së se janë duke punuar që bashkimi të bëhet sipas modelit të qëndrueshëm për agjencinë.

Të njëjtit kanë bërë të ditur se nga të dhënat e deritashme doganat kanë pasur një performancë të mirë, kurse situata më e keqe është tek ATK-ja.

Madje, të njëjtit ua kanë bërë të qartë drejtuesve të kësaj agjencie që të mos përpiqen t’i mbulojnë dështimet.

Nga ana tjetër, shoqatat e biznesit kërkojnë të mos merren veprime të ngutshme për shkak të apetiteve politike dhe të shohin nivelin e profesionalizmit të dy agjencive para se të ndodhë procesi, pasi që do të mund t’u shkaktonin probleme bizneseve.

Ndërkaq, Zyra e FMN-së në Kosovë, i ka thënë KTV-së se nuk e kanë ndërmend të ndërhyjnë në bashkimin apo jo të agjencive, por kanë deklaruar se roli i këtij institucioni në këtë proces do të jetë ofrimi i këshillave nëse kërkohen nga autoritetet për mënyrën më të mirë për të arritur një bashkim bazuar në përvojat ndërkombëtare.