Rreziku nga drogat te nxënësit është shumë shqetësues për kryeministrin Haradinaj, prandaj ka zgjedhur që këtë të hënë ta vizitojë Policinë e Kosovës.
Nga aty, ka dërguar porosi se nuk do të tolerohet asnjë trafikant të rrezikojë fëmijët në shkolla, raporton.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se me drejtorin e policisë, Shpend Maxhuni, ka biseduar edhe për shumë çështje të tjera që lidhen me sigurinë.
Kryeministri ka zgjedhur që të mos flasë për tërheqjen e Kosovës për anëtarësim në Interpol.
Ai ka thënë se rendi dhe ligji janë parametra që tregojnë aftësitë e Kosovës edhe në mekanizma ndërkombëtarë.
Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte marrë vendim që të shtyhet votimi i Kosovës për anëtarësim në Interpol.
Por, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka akuzuar kryeministrin se ka rrënuar punën disavjeçare të Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë, derisa ka thënë se Kosova ka pasur gjasa që të marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e Interpolit.