Një delegacion nga Oda e Afarizmit të Kosovës, kanë takuar ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, të cilin e kanë njoftuar për mungesën e infrastrukturës në zonat ekonomike, si dhe i kanë kërkuar inicimin për ndryshimin e ligjit për automjete, sidomos të neneve që kanë të bëjnë me taksat e regjistrimit dhe nenit që përcakton lokacionin për kontrollimin teknik.
Ata gjithashtu kanë kërkuar të sinjalizohen rrugët sipas standardeve të BE-së, të njoftohen qytetarët në rast të ndonjë aksidenti apo bllokimi të rrugës sepse mos njoftimi i qytetarëve për aksidente apo bllokimi i rrugëve po shkakton kolona të gjata, si dhe një mori problemesh që po ka biznesi në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDelegacioni i OAK-ut, i kryesuar nga drejtori i Bordit, Skënder Krasniqi, nënkryetari Arsim Selmonmusaj, anëtarët Hasan Gigollaj, Hysni Zogaj, si dhe drejtori ekzekutiv Ismet Mulaj me bashkëpunëtor, u pritën nga ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe nga këshilltari Juridik, Riza Smaka.
Gjatë këtij takimi Krasniqi, e uroi ministrin Lekaj për pozitën e ministrit, duke i dëshiruar punë të suksesshme në një nga digasterët me interes për biznesin.
Me këtë rast, Krasniqi e njoftoi Ministrin Lekaj për të arriturat e OAK-së dhe aktivitetet që po zhvillon në të mirë të biznesit.
Po ashtu, Krasniqi përmendi disa nga kërkesat për Ministrin e Infrastrukturës, ndër to ishin: mungesa e infrastrukturës në zonat ekonomike apo në zonat me përqëndrim biznesi, mos anëtarësimi i Kosovës në Shoqatën Ndërkombëtare të Transportueseve (TIR), të inicohet ndryshimi i ligjit për automjete, sidomos nenet që kanë të bëjnë me taksat e regjistrimit, ku të paguhet vetëm njëherë gjatë vitit, e jo sa herë shitet automjeti, si dhe neni që përcakton lokacionin për kontrollimin teknik, të sinjalizohen rrugët sipas standardeve të BE-së, sepse mos sinjalizimi i rrugëve po shkakton aksidente të rënda dhe me fatalitet, të njoftohen qytetarët në rast të ndonjë aksidenti apo bllokimi të rrugës sepse mos njoftimi i qytetarëve për aksidente apo bllokimi i rrugëve po shkakton kolona të gjata, si dhe një mori problemesh që po ka biznesi në Kosovë.
Ndërsa ministri Lekaj u shpreh i gatshëm që të bashkëpunoj me OAK-un dhe të punojë në të mirë të biznesit për zgjidhjen e secilit problem që ka biznesi.
Në fund të këtij takimi, delegacioni i OAK-ut dhe ministri Lekaj u dakorduan që bizneset duhet të përkrahen dhe duhet të punohet në heqjen e çdo barriere në interes të zhvillimit të vendit.