Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ORCA: Kërkesa e kryeministrit për shkarkime e paqartë për ne

ORCA sot përmes medieve ka marrë lajmin për kërkesën e kryeministrit drejtuar Ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë lidhur me shkarkimin e bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), njofton kumtesa e saj, transmeton Koha.net.

ORCA shpreh kënaqësinë e saj për interesimin e nivelit qendror për çështjet që lidhen me arsimin e lartë, mirëpo është e shqetësuar me arsyet e pamjaftueshme të kërkesës së kryeministrit zt. Haradinaj, drejtuar ministrit zt. Bytyqi për shkarkimet në fjalë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Arsyet qendrore të kësaj letre të kryeministrit zt. Haradinaj konsistojnë në ecurinë e procesit të akreditimit në të cilat thuhet se ky proces “është zhvilluar deri më tani me parregullsi të mëdha” dhe se procesi është shndërruar në “objekt të shpeshtë të diskutimit publik”.

Sipas kumtesës ORCA thekson se parregullsitë e mëdha janë zhvilluar nga ana e bartësve të arsimit të lartë, kryesisht atyre privatë të cilët e kanë rrezikuar dhe vazhdojnë ta rrezikojnë cilësinë e arsimit të lartë. Vendimet e fundit të AKA dhe KShC kanë qenë kundër këtyre parregullsive dhe në favor të ngritjes së cilësisë së arsimit të lartë në vend duke pezulluar qindra akreditime programesh të cilat nuk kanë plotësuar kriterin minimal të tre profesorëve bartës të tyre dhe duke tërhequr disa akreditime programesh si pasojë e mashtrimeve nga bartës të ndryshëm të arsimit të lartë.

Bërja e procesit objekt i diskutimit publik nuk do të duhej të shihej si diçka negative që e karakterizon punën e AKA dhe KShC, por përkundrazi si domosdoshmëri në shoqërinë tonë të etur për transparencë institucionale.

ORCA pret nga zyra e kryeministrit që ashtu siç është zotuar të jetë transparente dhe të sqarojë për publikun, për hisedarët institucionalë dhe ata të shoqërisë civile arsyet e detajuara për një kërkesë të tillë.