Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Lista Serbe nuk do ta votojë Ushtrinë e Kosovës”

Igor Simiqi, deputet dhe zëdhënës i Listës Serbe tha se kjo parti mbetet te qëndrimi se në hapësirën e Kosovës e vetmja forcë e armatosur mbetet KFOR ashtu siç thuhet në Rezolutën 1244 që është miratuar me pëlqimin e Beogradit, transmeton Koha.net.

Simiq për “večernje novosti” ka reaguar kështu ndaj thënieve të Hashim Thaçit se deri në fund të këtij vitit do të krijohet Ushtria e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përfaqësuesit politikë të serbëve tërheqin vërejtjen se pa pajtimin e bashkësive minoritare, përkatësisht pa votat e dy të tretave të deputetëve joshqiptarë, përfshirë dhe deputetët e Listës Serbe, është “e pamundur të themelohet Ushtria re Kosovës”.

“Në programin parazgjedhor me të cilin morëm pjesë në zgjedhjet e shkuara parlamentare, për qëndrimin tonë lidhur me ushtrinë e Kosovës, kemi marrë 98 për qind të votave të serbëve në Kosovës”, ka thënë Simiq.