Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të kërkesave për akreditimin e vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale që do të mbahen më 22 tetor.
KQZ-ja njofton se subjektet politike të certifikuara, OJQ-të dhe organizatat qeveritare e ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shtëpitë mediatike dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja – mund të dorëzojnë në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifim kërkesën për akreditim të vëzhguesve për Zgjedhjet Lokale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAfati për dorëzimin e kërkesave për akreditim është si në vijim:
· Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditim të medieve është 15 ditë para Ditës së Zgjedhjeve, pra deri më 6 tetor 2017;
· Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditim të individëve në emër të organizatës është 30 ditë para Ditës së Zgjedhjeve, pra deri më 21 shtator 2017.
· Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditim të vëzhguesve të organizatave është 25 ditë para Ditës së Zgjedhjeve, pra deri më 26 shtator 2017.
· Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditim të vëzhguesve të organizatave për vëzhgimin e Ditës së Zgjedhjeve është 20 ditë para kësaj dite, pra deri më 2 tetor 2017.