Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron në Austri ku po merr pjesë në Samitin e Salzburgut “Gjenerata e re e shteteve anëtare të BE-së”, e cila është e fokusuar në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat e anëtarësimit të këtyre shteteve në Bashkimin Evropian.
Në këtë samit, Hoxhaj merr pjesë së bashku me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn, zv.kryeministrin e Austrisë, Wolfgang Brandstetter, si dhe nga rajoni, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ai i Bosnje-Hercegovinës, Igor Crnadak, si dhe ministrat e integrimeve evropiane të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.
Në fjalën e tij në panelin për shtetet e Ballkanit Perëndimor, Hoxhaj ka thënë se duhet të adresohen tri çështje historike në mënyrë që të sigurohet ecja përpara e shteteve të Ballkanit drejt integrimit të plotë në BE.
“Pa adresimin e tri sfidave historike sikurse është njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi, çështja e emrit të Maqedonisë, si dhe forcimi i një shteti funksional të Bosnje Hercegovinës nuk mund të ketë ecje përpara dhe integrim të plotë të shteteve të Ballkanit në BE”, ka thënë Hoxhaj.
Zëvendëskryeministri i Kosovës ka folur edhe për dialogun me Serbinë, ku ka thënë se e mirëpret dialogun e brendshëm të nisur në Serbi, ndërsa ka shtuar se Kosova është temë e politikës së Jashtme të Serbisë, si dhe se duhet ta njohë shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës.
Edhe
Hoxhaj në Salzburg: BE ta njohë progresin dhe t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave
“Është mirë që në Serbi ka një dialog të brendshëm dhe është çështje e tyre e brendshme, mirëpo Kosova është temë e politikës së jashtme të Serbisë dhe Serbia duhet ta njohë plotësisht pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.
Ai i ka bërë thirrje edhe BE-së që ta përkrah ndërtimin e shoqërive në Ballkan dhe zhvillimin ekonomik të tyre si mënyra më e mirë e emancipimit dhe përafrimit me shtetet anëtare.
-
Hoxhaj takon zyrtaren e lartë austriake: Kosova së shpejti pa viza
-
Hoxhaj: BE-ja të flasë me një zë për Kosovën dhe të garantojë proces të drejtë integrues për Ballkanin Perëndimor
-
Hoxhaj e Gashi në Vjenë flasin për vizat dhe ushtrinë e Kosovës
-
Hoxhaj mirëpret përpjekjen e Rumanisë, por i kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës