Ende pa u mbushur me biznese Parku i Biznesit në Drenas, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë po planifikojnë të ndërtojnë edhe një park tjetër.
Parku i Biznesit 2 po planifikohet të ndërtohet përballë parkut ekzistues në një hapësirë mbi 60 hektarë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë gjitha investimet në këtë park parashihen të kryhen përmes një kredie të butë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Në Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë thonë të kenë mësuar nga gabimet që janë bërë në parkun aktual dhe të cilat do të tentojnë të mos i përsërisin në parkun e ri.
Mirëpo, pranojnë se nuk do të mund të ndalojnë hyrjen me investime edhe të kompanive që nuk janë prodhuese.
Por, një mendim tjetër kanë përfaqësuesit e bizneseve. Ata nuk besojnë se institucionet e vendit janë të përgatitura për t’i menaxhuar këto parqe, andaj kërkojnë që të njëjtat të jepen me partneritet publiko-privat.