Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KOMF kërkon nga kandidatët për kryetarë komunash mbrojtjes e të drejtave të fëmijëve në programet zgjedhore

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, përmes një dokumenti me kërkesa, ju është adresuar kandidatëve për kryetarë të komunave, prej të cilëve kërkojmë zotimin se të drejtat e fëmijëve dhe mbrojtja e tyre do të jenë pjesë e prioriteteve të agjendës qeverisëse në rast të zgjedhjes.

Sipas KOMF-it, kjo nënkupton, mes tjerash, përfshirjen aktive të fëmijëve në çështjet që i prekin ata, duke konsideruar pikëpamjet e vetë fëmijëve në proceset vendimmarrëse komunale. Pastaj, ndarjen e buxhetit të nevojshëm për zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve në komunën tuaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kërkesë tjetër e KOMF-it është zhvillimi dhe zbatimi i një strategjie gjithëpërfshirëse komunale për krijimin e komunës mike për fëmijë, të bazuar në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve.

Po ashtu, si kërkesë e këtij Koalicioni të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, është edhe rritja e cilësisë së arsimit dhe sigurimi i gjithëpërfshirjes dhe qasjes në arsim, parandalimi i braktisjes dhe parandalimi i dhunës në shkolla.

“... Krijimin e planeve konkrete për rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Përmirësimin e mbrojtjes sociale për të gjithë fëmijët në nevojë për mbrojtje institucionale, përfshirë fëmijët pa përkujdes prindëror, fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijët në varfëri, fëmijët e keqtrajtuar dhe të lënë pas dore, fëmijët viktima të shfrytëzimit dhe trafikimit, fëmijët e përfshirë në punë të rënda etj”, thuhet ndër të tjera në dokumentin e KOMF-it.

Si kërkesë tjetër e KOMF-it drejtuar kandidatëve për kryetarë të komunave është edhe hulumtimi i të dhënave dhe priorizimi për të përcaktuar dominimin e çështjeve të ndryshme brenda komunës. Këto të dhëna, sipas këtij Koalicioni, duhet të përfshijnë numrin e saktë të fëmijëve në Komunë, numrin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, fëmijët e angazhuar në punë të rrezikshme, fëmijët viktima të dhunës, fëmijët që abuzojnë me substanca narkotike etj.

“Krijimin e qasjes së përshtatshme dhe mjediseve gjithëpërfshirëse për shërbimet e rehabilitimit, arsimit, kujdesit shëndetësor dhe rekreacionit për fëmijët me aftësi të kufizuara. Krijimin apo fuqizimin e mekanizmave të qëndrueshëm llogaridhënës komunal, të pavarur për monitorim, dhe inspektim për kontrollin e cilësisë së ofrimit të shërbimeve në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale”, thuhet në kërkesën e KOMF-it drejtuar kandidatëve për kryetarë komunash.

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, i themeluar në vitin 2011, është një koalicion i përbërë nga 22 organizata jo qeveritare vendore dhe ndërkombëtare të cilat punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, me mision të përbashkët avokimin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë.

Organizatat anëtare të KOMF janë: Associazione Amici dei Bambini, Asociacioni për Trajnime Sociale, Hulumtime dhe Avokim – ASTRA, Action for Mothers and Children, Balkan Sunflowers Kosova, Iniciativa 6, Kosovo Education for Sustainable Development, Kosovo Rehabilitation Center for Torture Victims KRCT, Organizata Rinore Akti, One To One Kosova – Qendra e Këshillimit për Familje, One to One Children’s Fund, OPFAKKOS, Programi për të Drejtat Civile, PL4Y International, Qendra për Arsim e Kosovës – KEC, Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit me qenie njerëzore – MVPT, Qendra për Studime të Avancuara FIT, Save the Children, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Shpresa dhe Shtëpi për Fëmijët Kosovë, Terre des hommes, VoRAE dhe World Vision.

Më poshtë gjeni deklaratën e zotimit:

Shkarko dokumentin