Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli: Askush s’mund të bëjë më shumë se PDK-ja për Mitrovicën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli dhe kandidatja për kryetare të komunës së Mitrovicës nga radhët e kësaj partie, Valdete Idrizi, kanë vizituar sot përfaqësuesit e shoqatave të dala të luftës në Mitrovicë, për t’u njohur nga afër me problemet dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen ata.

Ai theksoi se askush tjetër nuk mund të bëjë më shumë për këtë kategori se sa PDK-ja. Sipas tij, përkundër punës së madhe që është bërë këtu, mbetet akoma shumë për t’u bërë në të ardhmen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Asnjë tjetër s’mund të bëjë më shumë se sa PDK-ja, as tash në këtë moment. Nuk mundet sepse s’ka mundësi me bë. Jam shumë i drejtpërdrejtë. S’ka potencial ta bëjë. Munden me ju dhënë fjalë më të mira, më të ëmbla. Të bardha janë kripa dhe sheqeri, por të ëmbla të dyja nuk janë, dhe këtu duhet me bë dallimin. Dikush mund të jetë më i mirë me fjalë, por po ju siguroj se Valdete Idrizi ka me qenë më e mirë me punë, më afër dhe më pranë jush. Do të fillojmë të bëjmë hapat e parë, te kategoria e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, mos me i lënë anash as veteranët, sepse një pjesë e madhe e tyre janë në situatë të rëndë”, ka thënë Veseli.

Kandidatja për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka premtuar se këto kategori do të jenë prioritet në programin e saj qeverisës.

“Sot që po flasim sidomos për këto kategori, do të jenë prioritete në programin tim qeverisës. Prej fillimit e kam thënë se qeverisja jonë do të jetë më ndryshe, do të jetë një qeverisje e përgjegjshme, e hapur, që do ta respektojë ligjin… Kemi me pas ekipin më profesionist, që ka me ditë për secilën kategori se si me u marr me te, si me i trajtuar dhe adresuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Kjo është mënyra e vetme që ne Mitrovicës me ia kthye dinjitetin që i ka munguar sidomos këto vitet e fundit”, tha ajo, përcjell ksp.