Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Marion: Ballkanit i duhet paqja afatgjate

Sot dhe nesër mbahet në Prishtinë konferenca ndërkombëtare me temën “Kultura dhe Paqja në Ballkan - Roli i Parlamentarëve”. Pjesëmarrës në konferencë do të jenë burrështetas, parlamentarë, përfaqësues të shoqërisë civile nga Ballkani dhe Evropa.

Jacques Marion, zëvendëspresident i Federatës për Paqe Universale për Evropës (FPU), tha se kjo organizatë punon në gjithë botë dhe se Ballkani për ta është shumë me rëndësi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ballkani është rajon shumë me rëndësi i kulturës e traditës. Ne punojmë në këtë zonë. Është një rajon që në shekullin e kaluar i përjetoi luftërat dhe ne punojmë për të pasur paqe në këtë rajon”, tha ai sot në televizionin publik.

Ai tha se kjo organizatë ka ndërtuar urat e bashkëpunimi në botë dhe kjo është me rëndësi për të gjithë.

Marion, vlerësoi se bashkëjetesa që mbretëron në harmoninë fetare është një mundësi e mirë për të pasur paqe në botë.

“Është vlerë fondamentale që të jetojmë për të tjerët. Është filozofi që të kemi të gjithë udhëheqësit fetarë që nxjerrin vlerën më të mirë”, tha ai.