Sot, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku zhvilloi një takim me ambasadorin francez në Kosovë, Didier Chabert, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Në takim u bisedua edhe për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe vendeve frankofone, si dhe lidhur me ngritjen e grupit të bizneseve frankofone në Prishtinë, e inicuar nga ambasadori francez dhe ai zviceran, së bashku me kreun e misionit belg dhe përfaqësuesin e Luksemburgut në Kosovë, në dobi të intensifikimit të tregtisë dhe partneritetit në mes të Kosovës dhe këtyre vendeve, për promovimin e projekteve investuese të kompanive kosovare në vendet frankofone dhe anasjelltas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZharku prezantoi projektet e shumta, të cilat pritet të realizohen sivjet, me theks të posaçëm me BERZH dhe BIE, duke treguar se do të vazhdohet të investohet më tej në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në vend.
Ambasadori francez shprehu përkrahjen e tij dhe të vendit të tij për Kosovën dhe inkurajoi ministrin Zharku që të vazhdohet me investime në dobi të realizimit të projekteve të rëndësishme, që do të kontribuonin në zhvillimin ekonomik të vendit.