Shqipëria regjistron një numër të lartë të jetëve të humbura si pasojë e ndotjes së ajrit.
Sipas raportimit më të fundit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit, në vitin 2016, Shqipëria ka 2120 vdekje në vit nga ndotja e ajrit, raporton korrespodenti i Kohës Ditore në Shqipëri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo shifër është bërë publike me rastin e Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, ku Ministria e Mjedisit ka organizuar një aktivitet sensibilizues për të nxitur përdorimin e mjeteve të transportit që nuk prodhojnë ndotje, sikurse janë edhe biçikletat.
Ndërkohë, specialistët e shëndetit publik në Shqipëri dhanë alarmim për këtë situatë, ku përveç numrit të lartë të vdekjeve, shifra e personave të sëmurë nga problemet respiratore apo kardiake është disa herë më e lartë.
“Është fakt që Shqipëria ka një problem madhor me ajrin urban dhe kjo është pasqyruar edhe në raportin më të fundit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit, në vitin 2016, ku Shqipëria ka 2120 vdekje në vit nga ndotja e ajrit”, thotë Agron Deliu, specialist i cilësisë së ajrit në Institutin e Shëndetit Publik në Shqipëri.(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)