Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bisedoi sot në New York me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, për dialogun e Serbisë me Kosovën, situatën në rajon dhe rrugën evropiane të Serbisë.
Vuçiq ka thënë se Serbia konsideron OKB-në si organizatën më të rëndësishme ndërkombëtare, nga pikëpamjet e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial, dhe se kjo rëndësi do të jetë edhe më e madhe gjatë mandatit të Antonio Guteress, njoftoi presidenca serbe, përcjell televizioni publik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres theksoi se po ndjek përparimin e Serbisë dhe përgëzoi presidentin Vuçiq për iniciativën për hapjen e dialogut të brendshëm të Kosovës.
Siç thuhet, presidenti Vuçiq, i cili me këtë takim përfundon qëndrimin e tij në New York, i kërkoi sekretarit të Përgjithshëm Guterres të vizitojë Serbinë.