Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbledhur në takim këshillin ministror për Integrim Evropian, për të diskutuar për zbatimin e agjendës së reformave evropiane, takim i cili ndodhi pas më shumë se katër vjetësh.
Takimi i fundit i këtij niveli ishte mbajtur në majin e 2013-ës, në kohën kur kryeministër ishte Hashim Thaçi, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaradinaj ka thënë se ka shumë vonesa në këtë drejtim, prandaj takime të tilla tash do të mbahen çdo javë.
Ndërkohë, ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha, tha se integrimi evropian nuk ka alternativë sepse kjo është rruga që e ka zgjedhur Kosova.
Përmendi rëndësinë e plotësimit të kritereve për liberalizim, me theks të veçantë luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.
Me të përfunduar fjalimet e kryeministrit Haradinaj e ministres Hoxha, është kërkuar që mediat të lirojnë sallën dhe takimi ka vazhduar me dyer të mbyllura.