Pas miratimit të Rishikimit të Ligjit të Buxheti 2017, në Mbledhjen e sotme të Qeverisë, Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, cilësoi se "Buxheti prej 2 miliardë euro për vitin 2017, nuk bën të zvogëlohet.
“Qeveria e re duhet të ndërmarr masat që ta realizoj këtë buxhet, e jo ta shkurtojë atë. Ne nuk përkrahim në Kuvendin e Kosovës kurrfarë shkurtimi të shpenzimeve”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje në njoftim thuhet se “duhet mbajtur performancën e lartë të të hyrave ashtu si ka qenë. Duhet ndryshuar ligjin për AKP për të shfrytëzuar mjetet e privatizimit për autostradë. Ky ligj për AKP duhet të vij në kuvend bashkë me ligjin për rishikimin e buxhetit."
Ndërkaq lidhur me rritjen e pagave Hoti sqaron se "Qeveria e udhëhequr nga LDK e ka rregulluar me ligj rritjen e pagave dhe kjo do të ndodh nga janari 2018, siç e kemi planifikuar me Kornizë të Shpenzimeve 2017-2019, që është miratuar nga Qeveria Mustafa."
Hoti gjithashtu tregoi se duke qenë se LDK, e udhëheq Komisionin për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, nuk do të lejohet të përkeqësohet menaxhimi i buxhetit.
"Duhet gjetur mjetet tash kjo qeveri për të paguar për skandalet e Qeverisë Thaçi me pasaporta dhe me Axos lidhur me PTK, si dhe kontratën e dëmshme të PTK-së me kompani private të shërbimeve telefonike”, thuhet në fund të njoftimit.