Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jesuit Refugee Service dhe Human Care Kosova të gatshme për bashkëpunim

Drejtori i Zyrës Regjionale për Evropën Juglindore i organizatës Jesuit Refugee Service, Tvrtko Barun, zhvilloi sot një vizitë në organizatën Human Care Kosova.

Drejtuesit e Human Care e njoftuan përfaqësuesine JRS mbi misionin e kësaj organizate dhe shërbimet e saj dhënë popullit të Kosovës në fushën e ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe edukimit shëndetësor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtori Ekzekutiv i Human Care dr. Agim Qehaja falënderoi drejtorin e JRS Tvrtko Barun për këtë organizatë dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim ndërmjet tyre.

Drejtorët e dy organizatave do të nënshkruajnë edhe një memorandum bashkëpunimi për të konkretizuar bashkëpunimin brenda territorit të Kosovës dhe jashtë vendit në misione humanitare.

Human Care është organizatë vendore, e cila ofron shërbime shëndetësore për qytetarët e vendit me kosto të ulëta për trajtim shëndetësor.