Dhjetë ditë pos formimit të Qeverisë së Kosovës, është miratuar programi me të cilin parashihet që deri në vitin 2021 të formohet Asociacioni i Komunave serbe sipas Marrëveshjes së Brukseli, transmeton Koha.net.
Që të formohet AKS, sipas gazetës së Beogradit “Politika”, janë paraparë pesë hapa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHapi i parë është që Qeveria e Kosovës të miratojë dekretin për formimin e AKS-së p. Pas tij Kushtetuta e Kosovës duhet ta miratojë këtë dekret me të cilin krijohen kushtet që AKS të futet në sistemin e drejtësisë. Hapi i tretë është që ekipi drejtues, i cili përbëhet nga katër serbë, të hartojë projektstatutin dhe t’ia dërgojë atë Brukelit.
Pastaj, në hapin e katërt ,delegacionet nga Beogradi e Prishtina në BE do të harmonizojnë detajet e këtij dokumenti. Kur të marrë fund kjo, parashihet mbajtja e Kuvendit themelues të AKS-së me ç’rast edhe përfundon i gjithë procesi.
Nënkryetari aktual i Qeverisë së Kosovës dhe ministri për Komunitete e kthim Dalibor Jevtiq për këtë gazetë të Beogradit ka thënë se Lista Serbe ka insistuar që në programin e Qeverisë së re të futen dispozitat e marrëveshjes së koalicionit me partitë shqiptare e njëkohësisht edhe detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.
„Kjo në radhë të parë do të thotë formim i AKS-së, pastaj mënjanimi i pengesave politike e administrative për kthimin e serbëve të shpërngulur dhe përmirësimin e kushteve të tyre. Të gjitha këto i kam propozuari si ministër dhe këto i ka pranuar Qeveria. Kemi insistuar që formimi i AKS-së zyrtarisht të jetë në mandatin e Qeverisë së Kosovës nga viti 2017 deri në vitin 2021 dhe kjo është bërë”, citon “politika” të ketë thënë Jevtiq.