Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Incidenti i Kanalit të Korfuzit 1946 ( I-II)

Më 22 tetor të vitit 1946 dy kryqzorë britanikë, që ishin duke kaluar në pjesën veriore të Kanalit të Korfuzit, në brendësi të ujërave territoriale të Shqipërisë, hasën në mina detare dhe u dëmtuan.

Britanikët akuzuan shqiptarët për vendosjen e minave, ndërsa Tirana zyrtare nuk pranoi asnjë akuzë, duke argumentuar se nuk kishte as mina as mjete për ti vendosur ato. Incidenti që shkatërroi marrëdhëniet shqiptaro- britanike përfundoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e cila në vitin 1949 penalizoi shqiptarët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

TV abcnews transmetoi në dy pjesë historinë e kësaj ngjarje, e cila as sot nuk është ndriçuar plotësisht.

Në pjesën e dytë të dokumentarit zbardhen pjesët e errëta dhe të fshehura të incidentit të vitit 1946, që shkatërroi përfundimisht marrëdhëniet shqiptaro-britanike.

Në vitet ’80 arkivat britanike deklasifikuan urdhërat e lundrimit të anijeve që ndeshën në mina më 22 tetor të vitit 1946. Të dhënat në këto dokumente ishin përvëluese. Sipas historianëve, nëse gjykata e Hagës do i kishte pasur në kohën kur i kërkoi, ngjarjet mund të kishin pasur një tjetër rrjedhë. Po kështu një provë e fortë u gjet në vitin 2008 nga një ekspeditë amerikane, që zbuloi, fare pranë brigjeve të Sarandës, mbetjet e bashit të destrojerit Volage. Ky zbulim vërtetonte se ditën e incidentit luftanijet britanike ishin futur pashpjegueshmërisht thellë në ujërat tona territoriale.