Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të mërkurën ka biseduar nëpërmjet telefonit me presidentin Hahsim Thaçin, dhe me kryeministrin Isa Mustafa, të cilëve ua ka shprehur shqetësimet serioze të aleatëve të NATO-s në lidhje me propozimin e fundit për të transformuar FSK-në në forcë të armatosur, pa ndryshim kushtetues.
Deklarata publike referuar këtij komunikimi, përmban një fjali që ka shkaktuar frustrim të madh në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fakt, bëhet fjalë për citim të gabueshëm të sekretarit të NATO-s nga ana e hartuesit të deklaratës për shtyp, kanë thënë burime të gazetës “Koha Ditore” brenda NATO-s.
“Në kontekstin e krijimit të ushtrisë, në deklaratën e lëshuar nga NATO-s, sekretari Stoltenberg është cituar t’iu ketë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës ‘që të jenë në kontakt të ngushtë me Beogradin’. Por, burime të gazetës kanë thënë të jetë kjo një keqkuptim i hartuesve të deklaratës, meqë sekretari i përgjithshëm i NATO-s vetëm ka kërkuar që të vazhdojë procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e i cili prej vitesh zhvillohet në Bruksel”, ka shkruar në numrin e sotëm gazeta, transmeton Koha.net.