Gjykatat në Kosovë shkelin të drejtën e qytetarëve, me faktin që në shumicën e rasteve tejkalojnë afatet ligjore, raporton KTV.
Kjo është bërë e ditur nga Organizata Çohu, e cila ka prezantuar para studentëve të Fakultetit Juridik projektin për drejtësi të hapur apo qasje të drejtpërdrejtë në të dhënat e proceseve gjyqësore në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArton Demhasaj bëri të ditur se nga monitorimi i drejtpërdrejtë i 102 rasteve, janë mbajtur 133 seanca e po aq shkelje janë gjetur në to. Sipas tij, në 76 prej tyre janë shkelur afatet ligjore jo vetëm për një ditë por kishte raste kur seancat janë shtyrë edhe me vite. Dhe kjo, sipas tij, ndikon keq, pasi në të shumtën e rasteve ndodh që ato të përshkruhen dhe qytetarët të mos e shohin drejtësinë.
Ndërkaq, theksoi se nga monitorimi ka dalë që prokuroritë në Kosovë janë më të efektshme në punën e tyre sesa gjykatat. Projekti për drejtësi të hapur është financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.