Pak ditë pas marrjes së pozitës, ministri Bedri Hamza ka premtuar se nga 1 janari do të ketë rritje të pagave për sektorin publik. Ai ka kërkuar edhe nga sektori privat që të rrisë nivelin e pagave. Megjithatë, kjo kërkesë e ministrit, sipas përfaqësuesve të bizneseve, është në kundërshtim me orientimin e vendit për një ekonomi të tregut, shkruan Koha Ditore.
Kreu i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka, ka thënë për gazetën se kjo do të ishte ndërhyrje direkte në politikat e brendshme të kompanive të sektorit privat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Oda Amerikane në vazhdimësi ka paralajmëruar se rritja e pagave në sektorin publik do ta bënte sektorin privat më pak atraktiv për punëkërkuesit dhe do të inkurajonte zhvendosjen e fuqisë punëtore nga sektori privat në atë publik”, ka theksuar Zeka. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.