Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shekerinska: Ne nuk vendosim për Platformën e partive shqiptare

LSDM-ja nuk do të heqë dorë nga marrëveshja me partitë shqiptare për kërkesat nga Deklarata e përbashkët e tyre. Zv/kryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska, deklaroi se platformat e partive të tjera nuk varen nga LSDM-ja, por kërkesat e tyre për trajtim të barabartë dhe vendosjen e shtetit të së drejtës janë legjitime.

Platformat e partive të tjera politike nuk janë çështje që i vendosim ne. Ne mendojmë se me partitë politike me të cilat do të negocionim për formimin e Qeverisë do të hapim diskutim për shumë çështje që janë në platformat e tyre para ose pas zgjedhore. Megjithatë është e vërtetë që pas zgjedhjeve tentua që e gjithë tema e debatit politik të ndryshohet nga një kërkesë e përgjithshme e qytetarëve të Maqedonisë që të shikojmë nga problemet e tyre, në çështjet e shtetit të së drejtës, përgjegjësi për krimin. Përnjëherë si një pjesë e një skenari të pas-shpinës u bëmë njerëz që diskutojnë vetëm probleme etnike. Ne mbetemi deri në fund në programin dhe politikën që kemi ndjekur në gjithë periudhën e kaluar – deklaroi Radmilla Shekerinska, zv/kryetare e LSDM-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi deklaroi se shqiptarët dhe Deklarata e përbashkët politike nuk janë problem real, por retorika e VMRO-DPMNE-së, e cila fajëson Tiranën, është tentim që me forcë të mbahet pushteti.

Tirana zyrtare sot si një vend anëtar i NATO-s gjithmonë ka përkrahur stabilitetin e vendit, nuk ka kontestuar asnjëherë identitetin e popullit maqedonas. Është një gabim i madh nga ana që duan ta bëjnë këtë për t’i bërë shqiptarët dhe Shqipërinë fajtor kryesor për problemet e veta dhe për të pabërat e veta. Kjo do t’ju kthehet si bumerang të gjithë atyre që për të mbajtur pushtetin e tyre dëshirojnë që të keqen ta kërkojnë te shqiptarët. Shqiptarët dhe Shqipëria nuk janë e keqja e këtij vendi – tha Teuta Arifi, nënkryetare e BDI-së.

VMRO-DPMNE dënon vendimin e BDI-së për të mos bashke qeverisur dhe kërcënon atë se as në të ardhmen nuk do ta respektojë parimin fituesi me fituesin. Partia e Gruevskin vazhdon të kërkojë zgjedhje të reja.

Komiteti qendror e konstatoi gjendjen faktike në të cilën fituesi nga blloku i partive shqiptare vendosi të mos koalicionojë me fituesin nga blloku maqedonas, duke e dërguar në opozitë, gjegjësisht vendosi të luaj me vullnetin e shumicës së qytetarëve maqedonas të cilët votuan për VMRO-DPMNE-në. Me këtë përgjithmonë është shkelur principi “fituesi me fituesin” dhe nuk ekziston arsye e vërtetë që në të ardhmen të garantohet pjesëmarrje në pushtetin ekzekutiv të partisë që ka fituar shumicën e votave shqiptare – thanë nga VMRO-DPMNE.

Partitë politike që kanë siguruar shumicën në Kuvend, presin që Ivanov të japë mandatin për formimin e Qeverisë së re, duke e ftuar atë të veprojë në pajtim me detyrimet e tij Kushtetuese.