Lidhja Demokratike e Kosovës e ka akuzuar opozitën e legjislaturës së kaluar për dështimin në UNESCO, dhe shumicën e kësaj legjislature për heqjen dorë nga kandidimi për t’u anëtarësuar në INTERPOL.
“Siç ndodhi me UNESCO-n në vitin 2015, me veprimet tona e bëmë të pamundur anëtarësimin edhe në INTERPOL. Atëherë me gazlotsjellës në Kuvend dhe protagonizëm amatoresk nga ish-drejtuesit e MPJ-së. Tash, duke hyrë në zgjedhje për t'ia realizuar ambiciet një individi, i cili u dorëzua rrugës”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vendimi i Haradinajt për ‘të shtyrë votimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Interpol’, është dorëzim dhe dështimi i radhës i kësaj Qeverie, e cila na i humbi 3 muaj të vlefshëm për lobim duke u marrë me ‘shitblerje’ deputetësh. E hodhën poshtë punën kolosale të kryeministrit Mustafa dhe ministrit Hyseni, duke mos pas guxim e autoritet për ta shtyrë përpara këtë vendim të madh”, thuhet më tej në reagim.
LDK thotë se tash pret se çfarë do të ndodhë me liberalizimin e vizave, me demarkacionin, me asociacionin, me krijimin e Ushtrisë që, siç thotë në reagim, u dëmtua për shkak të protagonizmit pa frerë.
“‘Na duhet qeveri që merr vendime të mëdha’, thoshin dikur ata që sot janë strukur zyrave, e po dështojnë në çdo hap”, thuhet në reagim.