Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në takimin e gjashtë të liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, me nikoqire Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, që është zhvilluar në New York.
Thaçi ka shprehur zotimin se Kosova mbetet e përkushtuar për të përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësimin e Kosovës ne BE. Në të njëjtën kohë Presidenti ka shprehur haptazi pakënaqësitë e tij me izolimin dhe mungesën e perspektivës së qartë për anëtarësimin e Kosovës në BE.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThaçi theksoi se Kosova megjithatë mbetet e përkushtuar për t’i jetësuar objektivat në rrugëtimin e saj evropian.
Ai ka rikujtuar se çdo vonesë në integrimin e rajonit në BE, mund te sjellë pasiguri në rajon.
Postimi i Thaçit në Facebook:
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, mbrëmë kam marrë pjesë në takimin e gjashtë të liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.
Shpreha pakënaqësitë time me izolimin dhe mungesën e perspektivës së qartë për anëtarësimin e Kosovës në BE.
Qytetarët e Kosovës më së shumti po e ndjejnë këtë izolim, duke qenë të vetmit në Evropë që u mohohet e drejta e lëvizjes pa viza.
Megjithëkëtë, Kosova mbetet e përkushtuar për të përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësimin në BE.